Nismat rajonale dhe propozimi franko-gjerman, Selmanaj: Pa ShBA-të, asnjë nismë nuk do të përfundojë në favor të Kosovës
Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, ka thënë se asnjë proces për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve nuk do përfundojë në favor të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se të gjitha iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, duke thekësuar rëndësinw jetike të përfshirjes së SHBA-ve.
“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit", ka shkruar Selmanaj.
Postimi i tij origjinal:
Ndryshe, sot shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman.
“Ne kemi punuar shumë për këtë me Përfaqësuesin tim Special [për Dialogun Beograd-Prishtinë], Miroslav Lajčák. Para verës, ne ua prezantuam planin të dyja palëve – Serbisë dhe Kosovës – për të kapërcyer gjendjen e përhershme të krizës në të cilën kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre. Dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i studiuar ato. Dhe mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t'i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit – le të themi – më normale, sepse, në mënyrë që të dy të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shume e rendesishme”, ka thënë Borell në samitin G7-ës në Munster të Gjermanisë.
shqiptarë!”.