Nisma Socialdemokrate publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lista përbëhet nga 110 kandidatë dhe kryesohet nga vetë Limaj. Pas tij, në pesëshën e parë renditen Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi dhe Endrit Shala.
Nisma në këto zgjedhje garon me numrin 122.
