Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët, qëndroj prapa deklarimeve të njëjta
Vjosa Osmani, e cila ka qenë bartëse e listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk ka dashur të komentojë kërkesën e shumë delegatëve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetari të LDK-së.
Ajo ka bërë me dije se është deklaruar një herë për këtë çështje dhe nuk dëshiron të flasë më.
“Jam deklaruar për këto tema më herët, qëndroj prapa deklarimeve të njëjta. të njëjtat përdigjje vlejnë edhe tash”, ka thënë Osman.