Nisin punimet për rrugën që e lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën
Kanë filluar punimet për rrugën Junik-Rastavic.
Ky projekt vlerësohet me rëndësi të madhe pasi e lidh Junikun me Pejën e Gjakovën.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu.
Postimi:
Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.
Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Urime Junikut dhe junikasve.