Nisin protestat “Jo Mbretër” në ShBA kundër Trump-it
Protestat e planifikuara kundër presidentit Donald Trump kanë filluar në shetete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
Policia thotë se mbi 20 mijë persona janë mbledhur në Times Square për njërin nga aktivitetet në Nju Jork, ndërsa protesta të tjera në Uashington DC, Atlanta dhe Boston kanë tërhequr gjithashtu turma të mëdha.
Protesta të ngjashme në qershor, të organizuara po nga “No Kings” — një koalicion grupesh me prirje të majta — kishin mbledhur mbi pesë milionë pjesëmarrës në mbarë vendin, raporton BBC.
Aleatët e Trump-it i kanë akuzuar protestuesit se janë të lidhur me lëvizjen e majtë ekstreme Antifa dhe kanë dënuar atë që e quajtën “miting i urrejtjes ndaj Amerikës”.