Nis të zbatohet vendimi për ndryshimin e linjave të disa autobusëve në Prishtinë
Komuna e Prishtinës para disa ditësh kishte njoftuar se vendimi do të hynte në fuqi më 23 tetor 2023.
“Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023 ‘Trafiku Urban’ fillon zbatimin e vendimit të kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C”, kishte njoftuar Komuna.
Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë, sipas orarit të mëposhtëm.
“Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00”, thuhet tutje.
“Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te ‘Rrethi i Flamurit’, ndërsa ai përfundimtar te rruga ‘Ibrahim Rugova’ në Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, thuhej në njoftimin e Komunës.
Sipas këtij vendimi për ndryshim të linjave të autobusëve, rruga “Xhorxh Bush”, e cila deri më tash herë është mbyllur e herë ka qenë e hapur për qarkullim, nga sot do të jetë përfundimisht e mbyllur për qarkullimin e veturave dhe autobusëve.
Për detaje të plota mbi linjat e ndryshuara ju lutemi të klikoni KËTU. /Zëri