Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve, shkaku mospërputhjet e gjetura - NACIONALE

Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve, shkaku mospërputhjet e gjetura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se ka filluar rinumërimi i 50 vendvotimeve, shkaku i mospërputhjeve që u konstatua të jenë gjetur.

Kjo edhe pasi një vendim i tillë u mor në mbledhje të KQZ-së.

Njoftimi i plotë:

Në QNR fillon rinumërimi i 50 vendvotimeve për shkak të mospërputhjeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025.

Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Lajme të ngjashme