Nis protesta për rastin e Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët e tij - NACIONALE

Nis protesta për rastin e Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç ishte paralajmëruar, tashmë ka filluar protesta për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që kishte ndërruar jetë në burg në vitin 2016.

Në këtë protestë, të cilën po e përcjell gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, janë parë edhe familjarët e Deharit, përfshirë vajza e tij.

Ndryshe, dje Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, shkroi se kjo protestë është për drejtësi në rastin e aktivistit të ndjerë të VV-së.

“Duam DREJTËSI !

Sot ne ora 12.00 ne sheshin Zahir Pajaziti protestojm per drejtesi.

Vrasesit e Astritit edhe pas 7 viteve

jan ende ne liri.

Sot ne ora 12.00 ngrite zerin kunder padrejtesise.

Nga Prokuroria kerkojm te verteten

Kush proteston, drejtesi per Astiritin kerkon.

Gjaku i Astrititi nuk falet!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme