Nis protesta në UP, kërkohet shkarkimi i profesorit që dyshohet se ngacmoi studentet - NACIONALE

Nis protesta në UP, kërkohet shkarkimi i profesorit që dyshohet se ngacmoi studentet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Feministe Studentore sot ka filluar një protestë tërë ditore me kërkesën e përjashtimit të Xhevat Krasniqit, profesor universitar i dononcuar në Këshillin e Etikës për ngacmim seksual.

Po ashtu, organizatorët kërkojnë shkarkimin e Këshillit të Etikës.

Për më shumë, lexojeni deklaratën e plotë:

Kanë kaluar një muaj, prej kur 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual. I përjashtuar nga Fakulteti i Mjekësisë, ai vazhdon të ligjëroj si profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, i pa prekur nga ndonjë masë ndëshkimore.

Javën e kaluar, tri javë pas denoncimit, Këshilli i Etikës është mbledhur për herë të parë për të diskutuar për rastin Krasniqi, ani pse Rregullorja për Mbrojtjen dhe Parandalimin nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi, parasheh që rastet të trajtohen me prioritet dhe i palët të intervistohen në afatin kohor prej pesë ditësh.

Edhe kësaj here Këshilli i Etikës nuk përfill rregulloren dhe neglizhon trajtimin e rastit. Në anën tjetër, nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga UP.

Heshtja dhe neglizhenca e UP-së përballë kësaj situate po e normalizon ngacmimin seksual brenda këtij institucioni. Për ne kjo është e papranueshme sepse ne nuk mund të lejojmë të denoncuarit për ngacmim seksual të japin mësim në UP.

Pasiqë ky nuk është rasti i parë kur ky institucion nuk i ka trajtuar me prioritet rastet kur është cenuar siguria e vajzave dhe grave, në solidaritet me studentet e Fakultetit të Mjekësisë dhe për të kundërshtuar heshtjen institucionale, të mërkurën, mblidhemi në protestë tërë ditore, para Rektoratit të UP-së ku do të kërkojmë:

1. Përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi nga UP;

2. Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës.

Studente e studentë, qytetare e qytetarë, ju ftojmë të na bashkoheni të mërkurën para Rektoratit. Protesta do të fillojë në ora 8:00 deri ne ora 16:00.

Lajme të ngjashme