Nis protesta në Tiranë për dhunimin e 11-vjeçares
Ka nisur protesta e paralajmëruar në Tiranë, pas ngjarjes së rëndë të raportuar në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona.
Të rinj, fëmijë e shumë figura të njohura i janë bashkuar kësaj proteste.
Ngjarja e trishtë ndodhi të shtunën e shkuar, ku një e mitur u përdhunua për 7 orë rresht nga 5 persona.
Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.
Protesta ka nisur prej orës 19:00.