Nis numërimi i fletëvotimeve të para nga votimi me postë - NACIONALE

Nis numërimi i fletëvotimeve të para nga votimi me postë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se, krahas vazhdimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, ka filluar edhe numërimi i votave të ardhura me postë.

“Derisa po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ku deri më tani (e premte, 12 qershor, ora 21:00) janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës”.

Ai ka sqaruar se votat e ardhura me postë janë ndarë sipas komunave të votuesve dhe janë vendosur në kuti të veçanta votimi.

“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme