Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë - NACIONALE

Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur në Tiranë mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama. Të dy, kanë më shumë se 50 për qind në kuvendet respektive.

Në këtë seancë pritet të flasin dy kryetarët e kuvendeve por edhe dy kryeministrat.

Kjo mbledhje po mbahet në vigjilje të 28 nëntorit, 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme