Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tri ditë para afatit të për zgjedhjen e presidentit
Tre ditë janë sa kanë mbetur deri në konsuminim e afatit përfundimtar për zgjedhjen e Presidenti të Kosovës, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.
Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes ka nisur mbledhjen në hotelin “Emerald” ku ndër të tjera do të flitet edhe për emër që mund të vjen si propozim për kandidaturë nga radhët e Vetëvendosjes.
Bisedimet për atë që u dhanë “për kandidatë konsensualë”, Kurti dje njoftoi se kanë dështuar me PDK-në, dhe se tash mund të skhohet me propozime partiake.
Vjosa Osmani deri më tash është figura politike e kërkuar edhe publikisht për zgjedhjen Presidente, ndërsa Vetëvendosja nuk ka dhënë asnjë indikacion se mbështet kandidaturë të saj.