Nis Konventa e Përgjithshme e PDK-së
Ka nisur Konventa e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati i vetëm për kryetar në konventën e 11-të më radhë, është Memli Krasniqi. Kjo konventë do të ketë karakter zgjedhor.
Ditë më parë, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar se i vetmi kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Konventë është Memli Krasniqi.
Ajo kishte thënë se nën drejtimin e Krasniqit PDK-ja ka shënuar suksese të mëdha.