“Nis e çmendesh”: Austrialiani që mbijetoi pesë vite në burg kinez rrëfehet për media - NACIONALE

“Nis e çmendesh”: Austrialiani që mbijetoi pesë vite në burg kinez rrëfehet për media

1 vit më parë

nga NACIONALE

Matthew Radalj që qëndroi për pesë vite në Burgn Numër 2 në Pekin të Kinës ka thënë rrëfimin e vet se si ishte për të mbijetesa në atë burg famëkeq.

Dhomë burgu e pistë me dhjetëra të tjerë brenda, të lënit pa gjum vazhdimisht, 24 orë me drita ndezur, higjienë hiç dhe punë me detyrim. Janë këto që ai i rrëfen për BBC-në.

Detyrime të ashpra për punë me zo, të mbeturit në uri dhe torturë psikologjike, Radalj i thotë të gjitha për BBC-në.

"Isha në gjendje shumë të keqe kur mbërrita. Më rrahën për dy ditë rresht në stacionin e parë të policisë ku isha. Nuk kisha fjetur, nuk kisha ngrënë dhe nuk kisha pirë ujë për 48 orë dhe pastaj u detyrova të nënshkruaja një pirg të madh dokumentesh", tha Radalj për hyrjen e tij në burg në Kinë, e cila filloi me arrestimin e tij më 2 janar 2020.

Ai pretendon se përfundoi duke nënshkruar një rrëfim të rremë për vjedhjhe, pasi iu tha se do të ishte e kotë të përpiqej të mbronte pafajësinë e tij në një sistem me një shkallë dënimi penal pothuajse 100% dhe me shpresën se kjo do të zvogëlonte kohën e burgosjes së tij.

"Na ndalohej të bënim dush ose të pastronim veten, ndonjëherë për muaj të tërë. Edhe tualetet mund të përdoreshin vetëm në orare të caktuara, dhe ato ishin të ndyra - mbeturinat nga tualetet sipër pikonin vazhdimisht mbi ne."

Lajme të ngjashme