Nis ceremonia e varrimit të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në detyrë
Në varrezat e fshatit Bubavec ka nisur ceremonia mortore për policin e Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën derisa ishte në krye të detyrës.
Familjarë, miq, kolegë nga Policia e Kosovës dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në ceremoni po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, përfshirë ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, kryetarin e komunës dhe zyrtarë të tjerë, raporton KP.
Altin Kryeziu po varroset tetë ditë pas aksidentit në të cilin humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.