Nimoni nga MD: Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale
Shefi i Kabinetit të ministrisë së Drejtësisë, Genc Nimoni ka njoftuar se është dekretuar ligji për Prokurorinë Speciale në Kosovë.
Nimoni përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ka ndodhur në kuadër të reformës në sistemin prokurorial, duke shtuar se e cila ka qenë dhe mbetet prioritet i MD-së.
“Në kuadër të reformës në sistemin prokurorial, e cila ka qenë dhe mbetet prioritet i MD-së, sot është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.” – ka shkruar ai.
Shefi i Kabinetit në MD tutje ka thënë se nisma reformuese ka goxha risi, duke thënë se më të rëndësishme janë kompetenca ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, pastaj funksionalizmi i njësisë së veçantë hetimore për rastet e tilla.
“Nisma reformuese ka goxha risi, mirëpo ndër më të rëndësishmet janë: kompetenca ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, pastaj funksionalizmi i njësisë së veçantë hetimore për rastet e tilla dhe gjithashtu, krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore për hetim efikas të veprave penale. Drejt rrugës reformuese dhe realizimit të zotimeve!” – ka shkruar Nimoni.
