Nikola Tunici nga Vitia, fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut - NACIONALE

Nikola Tunici nga Vitia, fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosovari Nikola Tunici ka siguruar ulëse në Parlamentin e Hamburgut.

Me prejardhje nga Binça e Vitisë, Tunici jeton prej vitesh në Hamburg dhe ai ka garuar me partinë CDU.

Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani.

Përveç Tunicit, në garë për ulëse në parlament, kanë qenë edhe katër kandidatë tjerë me prejardhje nga Kosova në zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Me CDU’në kanë garuar edhe Kushtrim Lulaj e Muhamet Idrizi, derisa Dafina Berisha ka garuar me SPD’në, e Sami Musa me FDP.

Lajme të ngjashme