Nikaj: PDK-ja nuk e dërgon në Kushtetuese draftin aktual të Asociacionit - NACIONALE

Nikaj: PDK-ja nuk e dërgon në Kushtetuese draftin aktual të Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i PDK-së, Bernardin Nikaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se nëse kjo parti drejton qeverinë e re, draftin aktual nuk e dërgon në Gjykatë Kushtetuese.

Në emisionin “Konfront”, në KTV, ai ka thënë se PDK-ja me ndihmën e aleatëve do të hartojë një draft tjetër, i cili do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Draftin në këtë formë ne nuk e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese assesi, por ka mënyra që drafti të kthehet në një draft që në bindjen tonë nuk e shkel kushtetutshmërinë”, ka thënë Nikaj.

Lajme të ngjashme