Nikaj i PDK-së: Rritja ekonomike 4% është organike, do të ndodhte edhe nëse s’do të kishte fare qeveri - NACIONALE

Nikaj i PDK-së: Rritja ekonomike 4% është organike, do të ndodhte edhe nëse s’do të kishte fare qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë serioziteti dhe për politika të dobëta ekonomike.

Nikaj e akuzoi qeverinë Kurti se gjatë mandatit të saj katërvjeçar nuk ka arritur të sjellë rritje ekonomike dhe se rritja ekonomike e Kosovës 6 për qind në vit ka qenë organike dhe jo falë ndonjë intervenimi qeveritar.

“Kur e pash këtë videon e ministrit të Financave, ma kujtoi deklaratën e së ministres së Ekonomisë kur kishim telashe me rrymë në fillim të mandatit: Duke t’i shkyçim playstations nga rryma sepse ato po harxhojnë rrymë ekstra dhe për atë arsye po kemi probleme. Siç duket, qeveria këto katër vjet ka luajtur video lojëra. Sepse vetëm duke luajtur video-lojëra mund të kemi kësi numra. Nëse marrim rritjen ekonomike, Kosova, në vitet e qeverisjes Kurti, ka hyrë në një rritje organike ekonomike, që është rritje ekonomike e cila ndodh edhe nëse s’ka qeveri politike fare. Dmth, ekonomia e Kosovës do të rritej vetëvetiu, pa asnjë shpenzim qeveritar, pa asnjë politikë stimuluese.” – tha Nikaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme