Nicolás Maduro mbërrin në Nju Jork
Një avion që besohet se po transportonte Nicolás Maduro-n dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, ka zbritur pranë bazës Stewart Air National Guard Base në Nju Jork.
Sipas zyrtarëve që folën për NBC News, pritet që Maduro të dërgohet me helikopter në qytet, ku do të regjistrohet (do t’i kryhen procedurat) dhe më pas do të transportohet në burgun Metropolitan Detention Center.
Ata shtuan se presidenti i Venezuelës pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëmje.