Ngutia e zgjedhjeve, Qeveria mbledhet ‘online’: E çon në Kuvend ndryshimin e buxhetit - NACIONALE

Ngutia e zgjedhjeve, Qeveria mbledhet ‘online’: E çon në Kuvend ndryshimin e buxhetit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Me pesë ditë të mbetura për zgjedhje të presidentit ose shkuarjen në zgjedhje të reja, Qeveria e Kosovës është mbledhur online ku ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte paralajmëruar se buxheti është “i përkohshëm dhe emergjent”, dhe do të ndryshohet për të reflektuar prioritetet e ekzekutivit.

Ndryshimet pritet të prekin shpërndarjen e fondeve, ndërsa opozita kishte kundërshtuar buxhetin fillestar, duke akuzuar qeverinë për mos-përfshirje të amendamenteve të saj, por edhe në vlerësimin se buxheti 2026 ishte “krejtësisht elektoral.”

Lajme të ngjashme