Ngritja e pagës minimale, Mustafa i PDK-së: S`dihet kujt do t’ia ndryshojë jetën ky vendim - NACIONALE

Ngritja e pagës minimale, Mustafa i PDK-së: S`dihet kujt do t’ia ndryshojë jetën ky vendim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për ngritjen e pagës minimale.

Ai ka bërë me dje se paga është dashur të rritej në fillim të mandatit qeverisë e jo në fund.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se tani kur çmimet janë rritur, nuk do të këtë ndonjë efekt ky vendim.

“Pas lajmit “të madh” për zbritjen e tatimit për 6.80 euro, sot qeveria paska prodhuar një lajm tjetër të ngjashëm për pagën minimale bruto 350 euro. Ky lajm do të kishte zënë më tepër vend para katër viteve kur e kanë filluar mandatin, por tani në këto kushte të çmimeve të rritura, nuk dihet kujt do t’ia ndryshoj jetën ky vendim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Qeveria tani duhet të tregojë se çka po bënë për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria, përkatësisht Ministri i Financave, do të ishte mirë të na tregojë sot se çka po bënë për zhvillimin ekonomik dhe, rrjedhimisht, për rritjen e pagës mesatare në Kosovë, e cila ka ngecur e fundit në rajon dhe po e mbanë Kosovën në krye të listës së varfërisë në Evropë. Zhvillimi ekonomik e as rritja e pagave nuk vijnë me improvizime të tilla në prag të fushatës e as me njoftime të kohëpaskohshme të Ministrit të Financave për shpërndarje të shtesave, në stilin e një zyrtari informues të ministrisë”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme