Ngritet aktakuzë ndaj Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e dhëndrrit të tij
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen e rëndë në Klinë ndaj dhëndrrit të tij, A.P.
Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, i dyshuari ngarkohet për tri vepra të tjera: “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”.
Frroku akuzohet se më shtatë mars 2023, ka privuar nga jeta A.P, duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.
Sipas aktakuzës së siguruar nga mediumi, Frroku ngarkohet se ka shtënë shtatë herë me revole në drejtim të A.P, duke e lënë në vend të vdekur.