Ngjarjet kryesore të ditës
Këto janë ngjarjet kryesore të ditës:
- 10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizon konferencë për medie me rastin e publikimit të raportit me titull: “Politika ndëshkimore në krimet speciale”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
- 10:00
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Komisioni Rregullativ për Prokurimin Publik (KRPP) në kuadër të Javës së Integritetit në Kosovë – 2024, organizon aktivitetin me temën “Prokurimi Publik – Mundësi dhe Rrezik: Roli i Institucioneve Mbikëqyrëse, Parandaluese dhe Rregullatore”. (Hotel “Sirius” Prishtinë)
- 10:00
Youth Initiative for Human Rights Kosovo zhvillon aksion rrugor. (Pikëtakimi do të jetë te selia e LVV-së Prishtinë dhe do të vazhdojë te selitë e partive tjera politike)
- 10:30
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Gjykata Kushtetuese)
- 11:00
Mbahet aktiviteti “Super-heronjtë në Pediatri”, organizuar nga Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids. (Pediatri, QKUK Prishtinë)
- 12:00 - 17:00
Agjenda për organizimin e ditës së tretë të Panairit të librit të vjetër:
12:00 – Organizohet bashkëbisedim me profesorin e regjisorin Fadil Hysaj dhe përurohen dy përmbledhje të tij me drama. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” Prishtinë)
14:00 – Organizohet bashkëbisedim me publicistin e artistin Agron Shala dhe përurohet libri i tij “Shekulli XX”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” Prishtinë)
17:00 – Mbahet ora letrare “Të bijtë e shekullit të ri”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” Prishtinë)
- 14:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizohet ekzpozitë, ku do të shfaqen mesazhe kundër korrupsionit të hartuara nga studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së, (Hotel Opera)