Ngjarjet e ditës së sotme - NACIONALE

Ngjarjet e ditës së sotme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme:

  • 09:00 - 09:30

Nën patronazhn e kryeministrit Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterir policor, Afrim Bunjaku. Agjenda:

09:00 – Vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku (Fshati Samadrexhë, Vushtrri)

09:30 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku; Vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit. (Fshati Samadrexhë, Vushtrri)

  • 10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës si dhe Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës. (Kuvendi i Kosovës, C203)

  • 10:00

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, mban takim të hapur për të diskutuar për shkollimin e fëmijëve të komuniteteve të margjinalizuara dhe rëndësinë e parandalimit të braktisjes së shkollës. (Restorant “Bagolina”, Prishtinë)

  • 10:30

ADS/Hibrid.info prezanton raportin mbi gjendjen e edukimit medial “Edukimi mbi të vërtetën” dhe sfidat e përfshirjes së tij në kurikulat mësimore në Kosovë. (Hibrid.info, Rr. Hajdar Dushi në Prishtinë)

  • 11:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij. (Varrezat e fshatit Samadrexhë, Vushtrri)

  • 11:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton projektligjet për aderim në Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare; për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështjet civile apo tregtare” si dhe atë për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit; të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 12:30

Mbahet takimi i 253-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton një propozim të Organizatave Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 14:00

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) lanson raportin e titulluar: “Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 15:00

Mbahet Akademi Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë

Lajme të ngjashme