Ngjarjet e ditës - NACIONALE

Ngjarjet e ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.

Në Hagë vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, në ora 09:00-16:30).

DokuFest prezanton Bibliotekën e re Digjitale për Mësimdhënësit. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport etj. (“Sirius” në Prishtinë, në ora 10:00).

Mbahet Konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”. Konferenca do të përfshijë një prezantim mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 10:00).

Nis edicioni i dytë i “DigiCamp 2024” me temën “Ndërveprimi në mes individit dhe qeverisë si hap drejt së ardhmes”, i cili mbahet me datë 04-08 qershor 2024. Në hapjen e këtij edicioni, do të jetë dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Vendi: Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, ora 10:00).

Komiteti Olimpik i Kosovës në nder të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit organizon aktivitete sportive. ( Prishtinë, në ora 10:00).

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupet e punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedure dhe shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00).

Bëhet lansimi zyrtar i projektit inovativ HybridLAB – “Kundër Narrativeve të Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperiencial”, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. (Biblioteka Hivzi Sylejmani, Rruga UÇK, nr. 10, Prishtinë, në ora 11:00).

Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit bën mbjelljen e pemës olimpike 2024. Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. (Aktiviteti organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 13:30 deri në 14:30).

Mbahet ceremonia e lansimit të fazës së dytë të programit EJA Kosovë të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe ndarjes së Çmimit për Demokraci për vitin 2023. (Hapësirat e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, në ora 14:00).

Lajme të ngjashme