Ngjarjet e datës 16 dhjetor - NACIONALE

Ngjarjet e datës 16 dhjetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2022.

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)

Trupi Gjykues I i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës. (Hagë, https://www.scp-ks.org/sq/tran..., ora 9:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit e performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencën tradicionale të fundvitit për media të Ministrisë së Mbrojtjes. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal - Dëgjim publik legjislativ mban dëgjimi publik për Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

Kolegji AAB promovon librin "100 vjet me Shqipërinë", të autorit Llesh Kola. (Teatrin Kamertal i AAB-së, ora 13:00)

Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” - Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10 vjetorin e saj në një ceremoni që do të mbledhë së bashku partnerët kryesorë nga komuniteti i donatorëve, institucionet qëndrore dhe lokale nga rajoni, sektori privat dhe shoqëria civile. (Ora 18:00)

Lajme të ngjashme