Ngjarje e rëndë: Vritet me thikë një person në Prishtinë
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një person dyshohet se është vrarë me thikë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia ku dyshohet se një person ka humbur jetën nga sulmi me thikë.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t'i përballoj plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.