Ngjarje e rëndë: Vdes në aksident trafiku 36-vjeçari kosovar - NACIONALE

Ngjarje e rëndë: Vdes në aksident trafiku 36-vjeçari kosovar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të së shtunës në magjistralen Prishtinë Ferizaj. Si pasojë nga aksidenti ka ndërruar jetë një 36-vjeçar kosovar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila thotë se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.

Detaje për këtë rast kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme