Ngjarje e rëndë në Pejë: Dhunohet një e mitur, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Një vajzë dyshohet se u dhunua seksualisht nga një burrë në moshë të rritur në qytetin e Pejës.
Personi i dyshuar është ndaluar për një periudhë prej 48 orësh nën dyshimin e kryerjes së kësaj veprë penale "dhunim".
Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi.