Ngjarje e rëndë në Nju-Jork: Një grua vdiq pasi iu vu flaka në tren - NACIONALE

Ngjarje e rëndë në Nju-Jork: Një grua vdiq pasi iu vu flaka në tren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë është arrestuar në Nju-Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje të cilës i ishte vënë flaka në një tren të metrosë në Brooklyn.

Komisionerja e policisë, Jessica Tisch, e përshkroi incidentin e së dielës si “njëri nga krimet më të liga që një person do të mund të kryente kundër një qenieje tjetër njerëzore”, raporton televizioni BBC.

Ajo tha se gruaja ndodhej në një tren që po qëndronte ndalur, kur asaj iu afrua një burrë që përdori një shkrepëse për t’ua vënë flakën rrobave të saj.

Viktima vdiq në vendin e ngjarjes, shtoi zyrtarja policore, duke shtuar se i dyshuari ishte arrestuar pas një informate të ofruar nga një grup i nxënësve të shkollës së mesme, pasi ai e kishte shfrytëzuar metronë më vonë të dielën.

Policia tha se mes burrit dhe viktimës nuk kishte komunikim para sulmit dhe se autoritetet nuk besojnë se dy personat njiheshin mes vete.

Burri doli nga treni, përderisa policët që ishin duke patrulluar në stacion shkuan me nxitim te vendi ku e panë zjarrin.

Policia ende është duke punuar për t’i identifikuar viktimën dhe motivin e sulmit.

Lajme të ngjashme