Ngjarje e pazakontë: Analisti Yll Hoxha i kërkon falje Isa Mustafës për Asociacionin
Yll Hoxha është analist në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ndërsa dikur ishte edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në njërin nga emisionet e fundit ku u paraqit në Debat Plus, z. Hoxha ka bërë një analizë interesante. Në fakt, Hoxha bërë një katarsis morla, duke i kërkuar falje Isa Mustafës, ish-kryeministër i Kosovës, në lidhje me Asociacionin.
Në vetëkritikën e tij,
“Në momentin kur ti beson që ajo që po krijohet me Asociacion dhe në asnjë Isa Mustafa s’ka qenë burimi kryesor i kritikës, ka qenë zoti Thaçi në vitin 2013, së paku në perspektivën e Vetëvendosjes. Ti ke të drejtë të portestës, edhe ke të drejtë me gjyku, edhe me i akuzu…Në momentin kur ti kthehesh, edhe e pranon që Asociacioni qenka zgjidhje e detyrueshme, atëherë është korrekt me i kërku flaje Isa Mustafës.” – tha ai.
E këtu ndërhyri moderatori Ermal Panduri, i cili e pyeti se kush duhet të kërkoj falje.
“Po, duhet me kërku falje, unë për shembull si qytetar i Kosovës, Visari (Ymeri v.j.), gjithë ne që e pranojmë zgjidhjen.” – shkroi ai.