ngjarja “Bashkëatdhetarët në Kuvend”: Kuvendi mirëpret mërgimtaret
Drejtoria për Media e Kuvendit ka njoftuar se me 18 dhe 19 Korrik do të zhvillohet ngjarja tradicionale “Bashkëatdhetarët në Kuvend”, meqë rast Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert për mërgimtaret.
Së bashku me vizitën në Kuvendin e Kosovës, bashkëatdhetarët tanë mund të gjejnë mundësinë për tu takuar edhe me deputetët e Kuvendit.
“Të hënën dhe të martën, më 18 dhe 19 korrik 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, shkruhet në njoftim