Ngërçi politik, LDK-ja sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Ngërçi politik, LDK-ja sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se LDK-ja sot do ta dorëzojë një lëndë të re në Gjykatë Kushtetuese, e cila ka të bëj me ngërçin politik.

Ai ka deklaruar se kjo parti do të kërkoj nga Kushtetuesja që të sqarojë nëse kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka të drejtë të vazhdojë sërish t`i ftojë deputetët në formimi e komisionin për votë të fshehtë.

Haziri ka bërë me dije se Dehari nuk ka të drejtë të bëj një gjë të tillë.

“Ne prapë kemi me dërgu nesër, grupi i deputetëve të LDK-së e ka përgatitur draftin në Gjykatë Kushtetuese ku do të kërkojë shpjegim dhe vlerësim të Kushtetueses në lidhje me çështjen, sepse ne po ftohemi që të votojmë për një komision ad-hoc i cili në procedurë e sipër, kryesuesi fton pa të drejtë”, është shprehur ai, raporton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme