Ngacmoi seksualisht të miturin: Një muj araburgim për burrin nga Podujeva
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim kundër të pandehurit D.B. pasi dyshohet se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një të mitur.Gjykata kur ka caktuar masën e paraburgimit ka vlerësuar se i dyshuari ka kryer vepër të rëndë dhe ka mundësi të ikjes.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – i mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi të gjykatës në Gjykatën e Apelit.