Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet një person në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftua se dje ka arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet për ngacmimin seksual të një gruaje.
Policia ka treguar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.