Nga viti i ardhshëm pritet të ofrohen subvencione për gështenjat - NACIONALE

Nga viti i ardhshëm pritet të ofrohen subvencione për gështenjat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se duke filluar nga viti i ardhshëm, do të ofrohen subvencione dhe grante për gështenjën.

“Subvencione dhe Grante për Gështenjën nga viti 2023! Mbështetja financiare ndaj gështenjës, i bashkangjitet kulturave të tjera arrore për herë të parë në Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 dhe Programit për Zhvillim Rural - Grante 2023.” – tha Peci.

Tutje ai ka thënë se përveç frutave që jep, kjo kulturë bujqësore duhet të trajtohet njësoj me kulturat e tjera të arrave për traditën shekullore që e lidhë rajonin e Deçanit.

“Nga 3500 hektarë me gështenjë që ka Kosova, 700 hektarë gjenden në Komunën e Deçanit. Kjo kulturë bujqësore duhet të trajtohet e barabartë me kulturat tjera te frutave arrore, jo vetëm për frutin që jep por edhe për traditën shekullore që e lidhë këtë rajon. Banorët e Dukagjinit, trungu i gështenjës i ka shoqëruar që nga djepi, orenditë shtëpiake, trarët e shtëpisë e deri tek dërrasat e rrugëtimit të fundit rrugës së amshimit. Druri i gështenjës personifikon qëndresën shekullore andaj edhe sot ky dru është mjaft i kërkuar edhe në industrinë e përpunimit të drurit. Ne si institucion, përpos se do e përkrahim përmes subvencioneve e grante këtë kulturë, poashtu do të përkujdesemi që cdo kultivues i gështenjës të marrë njohurinë e nevojshme për kultivim e trajtim në rast të sëmundjeve, që aktualisht e kërcënojnë këtë kulturë arrore.” – tha ministri Peci.

Postimi:

Lajme të ngjashme