Nga sot rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për dy javë - NACIONALE

Nga sot rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për dy javë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke filluar nga dita e sotme e deri më 8 janar, rruga “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës thuhet se, kjo po bëhet meqë do të fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme