Nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor po e kërkojnë dorëheqjen e menaxhmentit të QKUK-së - NACIONALE

Nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor po e kërkojnë dorëheqjen e menaxhmentit të QKUK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Enlirat Duraku nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së po e kërkon dorëheqjen e menaxhmentit të SHSKUK-së. Kjo me arsyetimin ngase sipas tij ky menaxhment ka dëshmuar që shëndeti kolektiv i qytetarëve është në plan të dytë.

Menaxhmenti i SHSKUK-së duhet të dorëhiqet për shkak se deri sot ka dëshmuar që qëllim primar e kanë të dalin mirë para atyre që i kanë emëruar, favoret, hakmarrjet ndaj mendimeve ndryshe, fotografinë me ministra e zv. ministra, ndërsa mirëqenien e punëtorëve shëndetësor dhe shëndetin kolektiv e kanë në plan të dytë. “, thuhet në reagimin e Durakut.

Ai ka thënë se menaxhmenti aktual nuk ka sjellur ende rezultate konkrete.

Nuk është turp inkompetenca, turp është të insistosh në diqka që është e gabuar dhe sjellë vetëm rezultate negative. Fotografitë nuk mjaftojnë që qytetarët të kenë shërbime cilësore, ndërsa as profesionistëve shëndetësor fotografia e bërë mirë dhe me aparat fotografie të sofistikuar nuk u’a përmirëson kushtet e punës dhe mirëqenien. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si dhe të gjitha organizatat tjera duhet të angazhohen seriozisht që kjo të ndodhë sa më shpejtë për hirë të së mirës së përgjithshme.”, thotë ai.

Madje Duraku ka thënë se nëse menaxhmenti nuk dorëhiqet, ata do t’i presin grevat e protestat.

O se të dorëhiqen ose të kërkojnë shkarkim përmes protestave dhe grevave. Nëse këto të fundit nuk reagojnë, padyshim që do organizohen greva, të mbështetura në Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, sigurisht nga ata të cilët nuk e kanë preokupim pagën e sindikalistit, mirëpo dinjitetin dhe mirëqenien e punëtorëve shëndetësor dhe shëndetin e qytetarëve të cilëve u shërbejmë”, thuhet në reagimin e Durakut.

Lajme të ngjashme