Nga Presidenca Qeverisë në detyrë: Po qysh bre, a mbyllet Qeveria në ora 16:00 - NACIONALE

Nga Presidenca Qeverisë në detyrë: Po qysh bre, a mbyllet Qeveria në ora 16:00

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani i ka reaguar ashpër ministrit të Financave Hekuran Murati pasi ky i fundit tha se presidentja e dërgoi kërkesën për heqjen e tarifës prej 10% ndaj produkteve me origjinë nga SHBA-ja në orën 17:39 minuta.

Kadaj Bujupi i tha Muratit përmes një postimi në Facebook se ‘kur është puna për shtetin, s’ka orar zyrtar’.

Ajo ia përmendi Muratit buxhetin për proteza për invalidët e luftës, duke i thënë se ‘qenka i shpejtë vetëm kur i konvenon’.

E plotë:

Ministri i Financave në detyrë qenka anku që Kryeministri ka marrë një shkresë nga Presidentja pas orarit të punës. Po qysh bre, a mbyllet Qeveria në ora 16:00? Kur osht puna për vendime të rëndësishme për shtetin, s’ka orar zyrtar.

Na paska njoftu edhe që prej 2023-ës e paska “shqyrtu” këtë propozim. Paskemi prit boll atëherë! Ama për disa çështje paska kohë me shqyrtu sa të dojë, e për disa tjera s’po ngutët hiç. Për invalidët e luftës, për shembull, iu dasht me u marrë me buxhetin për proteza derisa njerëzit kanë mbet në shtrat, tuj prit për një shtraf… Qenka i shpejtë vetëm kur i konvenon!

E marrëveshjet me Katarin? Një prej aleatëve më të mëdhenj të Amerikës, me potencial të madh për investime? Edhe ato i ke mshelë në sirtar, tu prit mos po shqyrtohen vetë.

E paske thonë që puna e tarifave osht çështje e ekzekutivit. Ama puna e ekzekutivit osht me vepru, jo me të shku mandati tu “shqyrtu”

Lajme të ngjashme