Nga Oda e Mjekëve thonë se Kurti u lajthit nga MSH-ja për licencimin e mjekëve të huaj - NACIONALE

Nga Oda e Mjekëve thonë se Kurti u lajthit nga MSH-ja për licencimin e mjekëve të huaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosovën tashmë po e braktisin profesionistë të shumtë shëndetësor. Kjo situatë po duket alarmante për Odat e Mjekëve të Kosovës. Si rrjedhojë, sipas Odës, edhe nisma e Qeverisë për mjekët e huaj, do të ketë rezultate minimale.

Sipas kryetarit të Odës së Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sjediu ka thënë se brenda vitit 2022, 174 punëtorë shëndetësorë kanë shkuar në Gjermani, ndërkaq gjatë tri vjetëve e gjysmë janë mbi 600 punonjës shëndetësorë që janë larguar, për shkak të mungesës së kushteve për ta ushtruar profesionin.

“Largimi nga sektori publik në atë privat gjithashtu është problematik. Nuk kemi pasur frymë të bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje. Trendi mund të ngadalësohet, por asesi të ndërpritet. Kujdesi për planifikim të mirë të resurseve shëndetësore, duhet t’i paraprijë këtyre krizave që mund të ndodhin në të ardhmen. Kushtet e punës po i largojnë mjekët. Pandemia më nuk është justifikim. Përmirësimi i këtyre kushteve do të zvogëlonte trendin e ikjes”, ka thënë ai për EO.

E Kosovën gjatë këtij viti e kanë braktisur edhe 600 infermierë.

Sjediu ka deklaruar se në QKUK mungojnë gjërat elementare për të ushtruar profesionin e mjekut.

Problemin e kemi se si i japim shërbimet. Mjeku i Kosovës çdo ditë i dërgon pacientët që t’i blejnë gjërat elementarë. Një udhëzim administrativ për licencimin e mjekëve të huaj që kryeministri u ka dhënë ta nënshkruajnë, është i jashtëligjshëm. Ligji për shëndetësi shkelet në tri pika nga ky udhëzim administrativ. Rezultati i vendimit të Qeverisë për mjekët e huaj do të jetë minimal”, ka thënë ai.

Sipas tij, me udhëzimin e ri, mjekët e huaj nuk verifikohen nga Oda. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është vënë në lajthitje nga Ministria e Shëndetësisë.

Sejdiu ka deklaruar se është hapur derë për manipulime të mëdha. Ka shtuar se kanë dërguar shkresa për shumë raste të keqpërdorimeve të mjekëve që vijnë nga jashtë e nuk kanë pastërti etike e profesionale, por sipas tij, nuk janë marrë parasysh asnjëherë.

Lajme të ngjashme