Nga Nisma i reagojnë Sami Lushtakut: Fundin politik të Limajt e vendosim ne - NACIONALE

Nga Nisma i reagojnë Sami Lushtakut: Fundin politik të Limajt e vendosim ne

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paralajmërimi i Sami Lushtakut për “fundin politik” të Fatmir Limajt, ka nxitur reagime në kampin e Nismës Socialdemokrate.

Arbëreshë Krasniqi, anëtare dhe deputete e ardhshme e Nismës Socialdemokrate, i ka thënë Lushtakut se për fundin politik të liderit të Nismës vendos vet partia.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht ju votuesit e Nismës dhe të vizionit politik të Fatmir Limajt, Ju që, edhe kur të tjerët e dëshironin dhe punuan për fundin politik të Limajt, ne nuk lejuam, dhe për këtë pjesë prapë vendosim ne”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Rikthimi i Limajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës disa eksponentëve politik iu ka dhimbur, por mos harroni…”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme