Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal me përmasa të mëdha - NACIONALE

Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal me përmasa të mëdha

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nga nëntoka është nxjerrë një kristal me përmasa të mëdha.

Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet:

“Nga nëntoka madhështore e Trepçës – një kristal madhështor!

Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës”.

Lajme të ngjashme