Nga ‘Miss Gjyshja’ te ‘Ndeja e Shtalbave’: VV me pritje 'solemne' për mërgimtarët ferizajas - NACIONALE

Nga ‘Miss Gjyshja’ te ‘Ndeja e Shtalbave’: VV me pritje 'solemne' për mërgimtarët ferizajas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka organizuar një pritje për mërgimtarët, të cilën kanë vendosur ta quajnë “Ndeja e Shtalbave”.

LVV e drejtuar nga Albin Kurti po e shfrytëzon armën e saj më të fortë, diasporën.

Përveç organizimeve që po bëhen nga vetë qeveria, edhe ky subjekt politik do të organizojë një pritje për diasporën.

Qendra e këtij subjekti në Ferizaj, ka vendosur që të organizojë “Ndejën e Shtalbave” për mërgatën.

Siç kanë bërë të ditur në një postim në rrjetin social Facebook, të panishëm do të jenë edhe kryeministri Kurti, ministra të Qeverisë, e deputetë të LVV-së.

Kujtojmë se vetëm dy netë më parë, Qeveria organizoi një pritje tjetër për diasporën pikërisht në objektin e saj, e madje në rrjete sociale e shfaqën si pritje në “Ballkonin e Hapur”.

Lajme të ngjashme