Netanyahu urdhëron sulme “të fuqishme” në Gaza - NACIONALE

Netanyahu urdhëron sulme “të fuqishme” në Gaza

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka udhëzuar ushtrinë e vendit të tij që menjëherë të kryej sulme “të fuqishme” ndaj Gazës, thotë zyra e tij.

Vendimi vjen pasi Izraeli tha se një arkivol i dorëzuar nga Hamasi të hënën nuk e kishte brenda trupin e një pengu të vdekur, raporton televizioni BBC.

Sipas testeve të forenzikës treguan se mbetjet i përkisnin Ofir Tzarfati, trupi i të cilit ishte nxjerrë nga forcat izraelite në fund të vitit 2023, e jo ndonjërit prej 13 pengjeve të vdekura që ndodhen ende në Gaza, tha Zyra e Kryeministrit.

Zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin për “shkelje të qartë” të marrëveshjes së armëpushimit, e cila hyri në fuqi para dy javësh. Nuk pati koment të menjëhershëm nga Hamasi.

Në një deklaratë, Hamasi e akuzoi Izraelin se po synon që të “fabrikojë pretekste të rreme në përgatitje për të ndërmarrë hapa të rinj agresivë” në Gaza.

Grupi palestinez tha se Izraeli po i pengon përpjekjet për t’i kërkuar trupat në Rripin e Gazës dhe u bëri thirrje ndërmjetësve që “t’i lejojnë organet përkatëse që t’i kryejnë detyrat e tyre humanitare larg llogaritjeve politike dhe agresive”.

Lajme të ngjashme