Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë ta godasë Iranin “me gjithë fuqinë tonë” - NACIONALE

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë ta godasë Iranin “me gjithë fuqinë tonë”

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Izraeli do të vazhdojë ta godasë Iranin “me gjithë fuqinë tonë”, tha të shtunën kryeministri Benjamin Netanyahu, shkruan CNN.

Në një deklaratë të incizuar, Netanyahu pretendoi se Izraeli dhe ShBA-ja kanë arritur “kontroll pothuajse të plotë” mbi hapësirën ajrore të Iranit dhe se ka “shumë më tepër caqe dhe befasi të përgatitura”.

“Ne do ta destabilizojmë regjimin dhe do ta mundësojmë ndryshimin”, tha ai.

Pak para se të publikohej deklarata e tij, Izraeli njoftoi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit.

Netanyahu i kërcënoi drejtpërdrejt anëtarët e Korpusit elitar të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke thënë: “Ju jeni në shënjestër.”

Kryeministri tha se operacioni ushtarak me SHBA-në do t’i “krijojë kushtet që do t’i lejojnë popullit iranian ta marrë fatin e vet në duart e veta”. Ai u bëri thirrje iranianëve të ngrihen.

“Po afrohet momenti i së vërtetës. Ne nuk synojmë ta ndajmë Iranin, por ta çlirojmë atë nga zgjedha e tiranisë dhe të jetojmë me të në paqe, por në fund gjithçka varet nga ju”, tha ai.

Lajme të ngjashme