Nesër vazhdon për herë të 42-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Të shtunën për herë të 42-të do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndonëse sërish nuk pritet ndonjë zhvillim.
Siç është bërë tashmë me dije edhe në agjendën e këtij institucioni, seanca pritet të vazhdojë nga ora 11:00.
Në seancën e së enjtes nuk pati pajtueshmëri mes partive politike për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje për të tretën herë me radhë refuzoi zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues.