Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nesër (27 qershor 2026, ora 11:00) do të jetë në rend dite shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.