Nesër protestë në Jarinje, rruga bllokohet për dy orë: Kërkohet shmangia e qarkullimit - NACIONALE

Nesër protestë në Jarinje, rruga bllokohet për dy orë: Kërkohet shmangia e qarkullimit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nesër do të mbahet protestë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe se rruga do të bllokohet për rreth dy orë

Bllokimi i rrugës do të bëhet nga ora 16:00-18:00, ndaj është rekomanduar shmangia e qarkullimit në këtë pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka kërkuar nga qytetarët që nesër të shmanget ky pikëkalim.

“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinje, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme